SHKODRA

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen gjatë mbrëmjes në Shirokë ku u plagos aksidentalisht një kalimtar rasti.

Në fakt të shtënat kishin ardhur prej një konflikti mes autorit B.G, 26 vjeç dhe një 46- vjeçari S.B. B.G, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Ai pas konfliktit qëlloi me pistoletë dhe rikosheti i plumbit kapi një kalimtar rasti i cili pas mjekimit u largua në banesë.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër

 

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë, më datë 15.08.2020

 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

 

Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës

 

Ky shtetas mbrëmjen e  datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë,  është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.

 

Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri  pistoletë dhe me pas është larguar.  Si pasojë e rikoshetit të plumbit  është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.

 

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në këkrim

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plagosje e lehtë me dashje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb