KQZ zbardh propozimin e Ilirjan Celibashit për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas propozimit të kreut të KQZ, fleta e votimit e cila u paraqit sot në Komisionin Rregullator është me emra, dhe jo me numra.

Brenda 24 orëve Celibashi kishte kohë për të dorëzuar 1 propozim, teksa dje kishte dorëzuar tre variante. Ndërkohë gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se Komisioneri Rregullator ka votuar në unanimitet se nuk është kompetent për ta miratuar këtë fletë votimi.

Edhe përfaqësuesi i PS, Eridjan Salianji deklaroi se Komisioneri Rregullator nuk është kompetent për të shqyrtuar projekt-aktin, madje ka rezerva edhe për propozimin e Celibashit, por do ia shpresë kur vetë KQZ ta shqyrtojë që sipas tij është organi kompetent.

”Akti i paraqitur nga Komisioni është një projektakt që ka të bëjë vetëm me një model flete votimi. Pavarësisht objeksioeve që ne mund të kemi për aktin, unë i qëndroj kërkesës që objeksionet t’i paraqesim në organin i cili është kompetent. Po ju rikujtoj se ju nuk jeni organi kompetent për të diskutuar për përmbajtjen e fletës. Në bazë të nenit 12 pika 4, kompetancat e Rregullatorit janë qarta ku thuhet që Komisioni Rregullator është organ kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhje. Unë shoh që fleta nuk është as rregull dhe as akt normativ dhe ju nuk jeni organ kompetent. Kompetent për miratimin e fletës së votimit është KQZ-ja thotë ligji.Kompetencat e Komisionerit, neni 19, thuhet se Komisioneri ushtron në emër të KQZ-së kompetencat që i ngarkohen asaj me ligje të veçanta si dhe çdo kompetencë që ky ligj nuk ia njeh shprehimisht Rregullatorit ose KAS. Pra fleta nuk i njihet Rregullatorit dhe ju në këtë moment nuk duhet ta kaloni aktin për shqyrtim, duhet ta pushoni gjykimin dhe Komisioneri duhet ta shqyrtojë vetë përmbajtjen e aktit”- tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb