Një sherr banal ka nisur pasditen e djeshme mes dy kushërinjve në fshatin Samaticë, të njësisë administrative Kutalli në bashkinë Dimal. Mësohet se konflikti mes dy djemve të xhaxhait ka nisur për bagëtitë.

47-vjeçari Tomorr Caka i ka kërkuar llogari djalit të xhaxhait se përse i linte bagëtitë të kullosnin në tokat e tij. Mes tyre ka filluar sherri,i cili ka degjeneruar më pas në përleshje fizike mes të dyve. Në këto momente 47-vjeçari Tomorr Caka ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë 61-vjeçarin Qazim Caka, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës,në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore,që kanë kryer edhe arrestimin në flagrancë të 47-vjeçarit Tomorr Caka. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se 61-vjeçari Qazim Caka është goditur disa herë me mjet prerës (thikë) pas një sherri banal dhe se ai është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor në Spitalin Rajonal të Beratit.

Burimet zyrtare nga Spitali Rajonal Berat konfirmojnë se 47-vjeçari Qazim Caka ka mbërritur me plagë të rënda në spital dhe menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Të njëjtat burime konfirmojnë se,aktualisht pacienti ndodhet në terapi intensive,jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e saj,ekspertët e policisë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje,ndërkohë që materialer në ngarkim të 47-vjeçarit Tomorr Caka i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale”Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb