DURRËS

Tre shokët Danieli, Franci dhe Devi, fëmijët e moshës 10 deri 14-vjeçare duhet të ishin duke fjetur në shtëpitë e tyre para mesnatës së kaluar, por ata dalin me një ciklomotor, me babain e Deivit, Sokolin, 50 vjeç, për të mbledhur bidonë plastikë e kanaçe, teksa bashkëmoshatarët e tyre ishin në gjumë.

Sokoli, që i përket komunitetit rom, kishte improvizuar një kosh para motorit, ku mbartnin plastikat dhe kanaçet, që më pas i shisnin për të mbijetuar. Edhe mbrëmjen e shkuar motori drejtohej nga Sokoli, që pas vetes kishte ulur Devin 10-vjeçar. Një kilometër larg nga banesat e tyre, ndërsa do të ktheheshin te kryqëzimi i Gjykatës së Apelit, rreth orës 23 të natës, Sokoli, i cili kishte konsumuar pije alkoolike, është futur me shpejtësi në kryqëzim.

Me shpejtesi në ate krah vinte edhe automjeti i drejtuar nga 23-vjecari Xhoni Muço. Per pasoje, dy të miturit që udhëtonin mbi koshin e improvizuar kane fluturuar dhjetëra metra larg. Franci humbi jetën në vend, ndersa pak ore në pas edhe Danieli.

Trupi i tij ra te koshat e plehrave në anë të rrugës, ku ishte destinacioni i fundit i jetës se tij. Në spital i plagosur eshte Devi 10 vjeç dhe babai i tij. Te afërmit dhe shoket e dy vogelusheve ishin në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb