DURRES

Detaje të reja zbardhen nga krimi tronditës në Durës, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Gazetarja Dorjana Bezat zbardhi për “BalkanWeb” skenën e krimit të dyfishtë.

Sipas gazetares Bezat, autorët e krimit iu kanë prerë rrugën dy vëllezërve, që udhëtonin me makinën e tyre, dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Autorët kanë pasur qëllim t’i vrisnin të dy vëllezërit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë gjetur një numër të madh gëzhojash.

Gazetarja Bezat tha për “BalkanWeb” se dy viktimat nuk rezultojnë persona në kërkim apo të akuzuar për ndonjë ngjarje kriminale, edhe pse policia vijon hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb