Zbardhet skenari se si do të organizohet protesta e sotme e opozitës. Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 se protestuesit do të ndahen në disa pika të kryeqytetit.

Mësohet se një pjesë tyre do të mblidhet në sheshin Skënderbej dhe një pjesë te Nënë Tereza.

Ndërkohë që pas daljes së kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së, ai do të marshojë drejt bulevardit bashke me demokratët, duke iu bashkangjitur turmës dhe më pas do të stacionohen para Kryeministrisë.

Protesta pritet të nisë në orën 12:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb