TIRANE

Me tensione por edhe të qeshura e duartrokitje është zhvilluar seanca e sotme parlamentare, e cila pas 6 muajsh kishte pjesë të saj edhe opozitën. Ndërsa rinisi për të disatën herë seancën plenare, e ndrerë pasi deputeti i PD, Endri Hasa i cili qëlloi me vezë kryeministrin Rama, nuk pranoi të lirojë sallën, kuvendi ka shpërthyer në të qeshura, por edhe ka duartrokitur lapsusin e bërë nga kreu i i Kuvendit, Gramoz Ruci.

Teksa i kërkoi deputetit Hasa të lërë seancën për të zbatuar vendimin e Byrosë së Kuvendit, nxitimthi kryeparlamentari Ruci, përdori tog fjalëshin e “ e Byrosë së Partisë”.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se Byroja vendosi përjashtim me 10 ditë për deputetin Endri Hasa, nisur nga sot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb