Premier League duket se ka përcaktuar tashmë 4 ekipet që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Champions League. Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Leicester janë top 4-shja e këtij sezoni, edhe pse matematikisht dy të fundit mund të cënohen.

Everton sot i dha fund ‘ëndrrës’ së West Ham për pjesëmarrjen në Champions League duke e mposhtur 0-1.

Tashmë në lojë mbetet vetëm Liverpool që ka një ndeshje më pak, por teksa kanë ngelur edhe 4 ndeshje për të, Leicester-it dhe Chelsea-s në 3 ndeshjet e fundit i mjaftojnë 6 pikë për të blinduar top 4-shen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb