SHBA, Kanada dhe Meksika janë bashkuar së bashku për të aplikuar tek FIFA që Botërori në vitin 2026 të mbahet në këto tri shtete. Kjo ofertë e përbashkët u bë gjatë ditës së hënë në Manhattan, ku ishin prezentë zyrtarët e federatave të tri shteteve. Ideja e tyre është që të jenë nikoqirë të kampionatit që do të ketë 48 shtete pjesëmarrëse. Për vitin 2026 nuk ka rivalë që dëshirojnë ta marrin përsipër këtë organizim, dhe mendohet që këto tri shtetet e Amerikës Veriore do të fitojnë kandidaturën.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb