Komisioni Hetimor Parlamentar “CEZ” do të vijojë punën edhe pse PD po bojkoton punimet e Kuvendit. Ndërkohë që dëshmitari i radhës Shkëlzen Berisha ka konfirmuar në sekretarinë e Komisionit, që dështoi sipas tij të mblidhej sot, se do të dëshmojë përpara Komisionit më datë 27 Shkurt ora 17:00.

Gjithashtu po në ketë datë do të kërkohet përsëri thirrja me forcë e dëshmitarit Nue Nik Kalaj dhe e dëshmitarit Ismail Mulleti.

Ndërkohë kryetari socialist i Komisionit, Taulant Balla pretendoi se “Komisioni është venë në dijeni nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri për një transfertë të dyshimtë në llogarinë e shtetasit Shkëlzen Berisha më datë 22 qershor 2009”.
dokumentiii 3333
“Sipas një prej bankave të nivelit të dytë në Tiranë përmes një transfertë të brendshme, llogaria në Euro e Shkëlzen Berishës është shtuar me 200.000 Euro, e cila mund të jetë derdhje nga një llogari tjetër ose transfertë nga një llogari e një personi tjetër. Komisioni ka dyshime se kjo transfertë mund të ketë lidhje me shumën e tërhequr cash nga Nue Nik Kalaj vetëm 6 ditë më parë në një bankë tjetër”,- tha Balla.

Balla shton se, në llogaritë e shtetasit Shkëlzen Berisha, të cilat po hetohen nga Komisioni Hetimor ka edhe transferta të tjera në vlera të mëdha. Për ketë qëllim po hetohet edhe shtetasi Ismail Mulleti, person i cili ka kryer transferta në drejtim të Shkëlzen Berishës. Komisioni kujton se Ismail Mulleti është një ndër shtetasit shqiptarë të përfshirë në skandalin “Panama Papers”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb