SPAK ka gjetur më në fund kontratën origjinale që i ka hapur rrugën koncesionit të sterilizimit që sipas opozitës, i kushton qytetarëve shqiptarë rreth 100 mln euro në 10 vjet.

Dokumenti është firmosur në 10 dhjetor 2015 mes Ministrisë së Shëndetësisë të përfaqësuar nga ministri i kohës, Ilir Beqaj dhe administratori i kompanisë “SaniService”, Admir Daca.

  • foto galeri

Firma e hedhur në këtë dokument ka implikuar edhe ministrin Beqaj, i cili pritet të thirret sërish në shtator për tu pyetur nga prokurorët e SPAK.

Në të njëjtën kohë bëhet e ditur se një dëm prej 588 milionë lekësh i është shkaktuar shtetit vetëm nga vendimi i ministrit Beqaj për t’i kaluar si detyrime të shtetit shpenzimet e ujit dhe energjisë elektrike të kompanisë që bënte sterilizimin e instrumenteve mjekësore, nga viti 2015 deri në prill 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: