Ngjyra e bardhë, për shkak të intensitetit të vet, mund të dekoncentrojë kirurgët të cilët përqendrohen te pacienti

Në të vërtetë, ngjyra e bardhë, për shkak të intensitetit që ka, mund të shpërqendrojë kirurgët të cilët pikërisht përqendrohen në ngjyrën e kuqe të gjakut.

Efekt i ngjashëm shfaqet me rastin e ekspozimit të personit në diell kur është ka rënë borë.

Syve tanë u nevojitet kohë që të përshtaten me dallimin e tillë të kontrastit të ngjyrave, thekson Live Science.

Meqenëse ngjyrat e gjelbër dhe e kaltër janë e kundërta e spektrit të ngjyrës së kuqe, ato u ndihmojnë kirurgëve të cilët gjatë operimeve përqendrohen te pacienti dhe te ngjyra e kuqe e organeve etj.

Pikërisht për këtë shkak ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e rrobave të kirurgëve, jo vetëm që u ndihmojnë mjekëve, por shikimin e tyre e bëjnë më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.

Dhe në fund, kjo u ndihmon që më mirë të kujdesen në gjithë hollësitë e anatomisë njerëzore me çka zvogëlojnë mundësinë e ndodhjes së gabimeve gjatë operacioneve.

Dikur i gjithë stafi mjekësor kishte veshur rroba të bardha, derisa një ditë, në vitin 1914, një doktor me ndikim e kishte nisur traditën e uniformës së gjelbër apo të kaltër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb