Një grup prej rreth 150 emigrantësh shqiptarë janë zbuluar në një kamp në Dieppe, në bregdetin verior të Francës, në pritje për të hyrë ilegalisht ne Britaninë e Madhe- njofton televizioni anglez “Channel 4 News”.

Me kampin xhungel të Kalais të shkatërruar nga buldozerët dhe shtimin e masave të sigurisë, një numër i madh emigrantësh e kanë kthyer vëmendjen e tyre në portet e tjera, të tilla si Dieppe.

“Channel 4 News” ka gjetur dhjetëra të rinj shqiptarë, duke fjetur në tenda në bregdetin jashtë qytetit ne pritje për të kaluar kufirin. Ndërkaq “Daily Mail” shkruan në numrin e sotëm se edhe në mes të natës, një rrugë kryesore në fshatin e qetë bregdetar të Dymchurch në Angli nuk fle për shkak të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Kamerat e sigurisë kane regjistruar automjete të mëdha që tërheqin gomone të cilat janë përdorur ose do të përdoren për të marrë emigrantë nga portet e Kentit.

Mediat britanike kujtojnë se vetëm tre ditë më parë 18 emigrantë shqiptare rrezikuan të mbyteshin në det, teksa tentonin të hynin ilegalisht në Britaninë e Madhe.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: