Zbulohet një parcelë me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Mat, ndërsa në kërkim është shpallur një 44-vjeçar. Në kuadër të operacionit të koduar “Kreshta të pastra” u shpall në kërkim shtetasi me inicialet F.E., 44 vjeç, banues në Krujë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në vendin e quajtur “Maja e Manjolës”, në fshatin Selicë, u gjetën të kultivuara 164 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, iu gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: