Më 18 mars 1914 konsulli austriak Wenzel (Václav) Lejhanec shkruante nga Prizreni për dy shqiptarë që ishin agjentë të Serbisë.

I pari, kapedani i Mirditës, Kol Mark Kol Prenka, sipas konsullit austriak, angazhohej në bindjen e popullsisë fshatare katolike për të bashkëpunuar me serbët kundër “muhamendanëve” (shqiptarëve myslimanë). Konsulli raportonte se Kol Mark Kol Prenka më datën 4 mars 1914 kishte shkuar nga Prizreni në Gjakovë dhe pas një qëndrimi të shkurtë atje kishte udhëtuar në Mirëditë. Ai nuk e mori rrugën e shkurtër përmes Lumës për shkak se atje kishte disa armiq personal dhe frikësohej për jetën e tij.

Një agjent tjetër serb, sipas konsullit Lejhanec, ishte Dervish Bajram(i) nga Gorozhupi i Hasit, i cili më 12 të këtij muaji (mars 1914) është kthyer këtu nga Beogradi. Të njohurve të tij ai u tregoi se gjenerali Jankoviq e kishte njoftuar edhe me Mbretin Petar. Dervish Bajram(i) tha se nga gjenerali Jankoviq kishte marrë një dhuratë për kujtim – një orë prej arit.

Sipas konsullit duket se Dervish Bajram(i) kishte marrë dhuratë edhe rreth 2 mijë dinarë – së paku menjëherë pas kthimit nga Beogradi ai i lau borxhet e tij me para serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: