TIRANE- Një ditë më parë “BalkanWeb” mësoi një urdhër të prerë të kryedemokratit Lulzim Basha që askush të mos mungonte në mbledhjen e jashtëzakonshme të grupit parlamentar të PD-së që mbahet sot në orën 18:00.

Gazetarja Elda Menga referuar burimeve brenda PD-së, konfirmon për “BalkanWeb” se në mbledhjen e sotme pritet të merret një vendim i madh, sa i përket aksionit opozitar.

Të njëjtat burime saktësojnë për “BalkanWeb” se sot do të vendoset për nisjen e protestave kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm me 71 vota.

Protesta pritet të mbahet ditën e hënë në kryeqytet, në orën 09:30 minuta, ndërsa sot Lulzim Basha pritet të japë porositë e fundit për deputetët. Në lidhje me protestën e së hënës është njoftuar edhe baza, madje sot rreth orës 17:00, Basha do konsultohet edhe me kryetarët e degëve.

Partia Demokratike mësohet të ketë edhe mbështetjen e aleatëve në këtë protestë, krah tyre pritet të rreshtohet edhe Lëvizia Socialiste për Integrim.

Protesta e PD-së përkon edhe seancën e Kuvendit ku pritet të zgjidhet edhe Kryeprokurori i Përkohshëm.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: