TIRANE- Autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka arritur qe brenda pak kohe te zbuloje disa ish-bashkëpunëtore ne listat e kandidateve për vetingun, por edhe ato te kandidateve për deputete.

Lajmin e beri te ditur drejtuesja e autoritetit, Gentiana Sula, ne Emisionin e mëngjesit ‘7pa5’ ne Vizion Plus.

Sipas Sules, autoriteti i ka ftuar te gjitha partitë qe te verifikojnë listat e kandidateve, por kjo mbetet ne dëshirën e subjekteve. Ndërsa për sa i përket emrave ne lidhje me reformën ne drejtësi, ajo është një detyrim ligjor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: