ZELANDA E RE

Zelanda e Re mund të marrë vendimin ekstrem për të mbyllur kufijtë përgjatë gjithë vitit 2021.

Kryeministrja Jacinda Ardern ka njoftuar se ky vendim mund të merret për të penguar përhapjen e COVID-19.

Nga ana tjetër Zelanda e Re nuk do të jetë totalisht e izoluar, por do të respektojë marrëveshjet e udhëtimit me Australinë dhe vendet fqinje në Paqësor.

Nga ana tjetër Zelanda e Re ende nuk ka nisur vaksinimin ndaj COVID-19, teksa këtë javë pritet të miratojë një prej vaksinave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb