Qeveria e Zelandës së Re njoftoi një paketë mbështetjëse prej 11.5 milionë dollarësh (7.25 milionë dollarë) për të ndihmuar dhjetëra mijëra njerëz të prekur nga përmbytjet e fundit ndërsa rajonet e Ishullit të Veriut përgatiten t’i përgjigjen ciklonit Gabrielle.

Organizatat dhe grupet e komunitetit janë mobilizuar shpejt për të mbështetur njerëzit që janë prekur dhe zhvendosur si rezultat i përmbytjeve të paprecedentë dy javë më parë, tha ministrja për Zhvillim Social dhe Punësim Carmel Sepuloni.

Njoftimi ishte një raund i ri i përgjigjes së vazhdueshme të Zelandës së Re për të mbështetur qytetin më të madh të vendit Auckland dhe rajone të tjera të prekura, tha Sepuloni.

“Kjo paketë mbështetëse do të ofrojë lehtësim të menjëhershëm për individët dhe familjet, mbështetje  për personat me aftësi të kufizuara si ndihma në transport, si dhe mbështetje për sektorin vullnetar që vazhdojnë të jenë në zemër të komuniteteve të tyre,” tha ajo.

Më shumë se 25,000 njerëz janë mbështetur me ushqim, veshje, strehim, shtrat dhe mjekim. Njerëzit kanë humbur shtëpitë dhe automjetet e tyre, familjet po përballen me sfida shtesë për t’i kthyer fëmijët e tyre në shkollë dhe shumë familje do të përballen me ankth dhe shqetësim nga ndërprerja e konsiderueshme e përmbytjeve dhe ciklonit të afërt, tha ministrja.

Policia tha se po përpiqej të gjente një person që ndodhej në bordin e një varke pranë ishullit Great Barrier, pasi iu përgjigj raporteve se anija ishte në rrezik.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në pesë rajone të Ishullit të Veriut, përfshirë qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, përpara se cikloni Gabrielle të shpërthejë tërbimin e tij të plotë. Përgatitjet e urgjencës janë duke u zhvilluar pasi në rajon vërehen ndërprerje të energjisë elektrike, anulime fluturimesh dhe mbyllje shkollash.

Banorët në Auckland dhe zonën përreth po ashtu u thuhet të përgatiten për më shumë shira të dendur, përmbytje dhe erëra të forta, dhe disa shtëpi janë duke u evakuuar.

Kjo është vetëm dy javë pasi Auckland dhe rajoni ngjitur Waikato u përmbytën nga shira rekord.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb