Zelanda e Re regjistroi sot dy raste të reja me koronavirus, pas 25 ditëve pa asnjë infektim të ri, njoftuan autoritetet shëndetësore.

“Këta dy persona të rinj, bartës të sëmundjes COVID-19 kanë mbërritur së fundmi nga Britania e Madhe”, deklaroi Ministria neozelandeze e Shëndetësisë.

Vetëm shtetasit neozelandezë dhe familjet e tyre janë autorizuar të hyjnë në arkipelag, me disa përjashtime si personat që kanë arsye profesionale apo humanitare.

Të gjithë janë vendosur në karantinë pas mbërritjes në territor.

Arkipelagu i Paqësorit të Jugut, që numëron një popullsi prej pesë milionë banorësh, ka numëruar 1 154 raste të konfirmuara dhe 22 të vdekur.

Javën e kaluar, Zelanda e Re deklaroi se nuk kishte regjistruar asnjë rast aktiv dhe se të gjitha kufizimet kombëtare ishin hequr, veçanërisht masat e distancimit social dhe kufizimin e numrit të grumbullimit të personave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb