Presidenti ukrainas Volodymyr Zelsenky i ka bërë thirrje Papës që të vizitojë Ukrainën teksa ajo mbrohet nga forcat ruse, duke falënderuar Papën për “pozitën e tij të qartë dhe të fortë kundër luftës”.

Duke folur gjatë një fjalimi të martën që u postua në faqen e qeverisë ukrainase në Facebook, Zelensky tha: “Falenderoj Shenjtërinë e Tij për pozicionin e tij të qartë dhe të fortë kundër luftës dhe për lutjet e tij për Ukrainën. E ftova të vizitojë vendin tonë në këtë moment më të rëndësishëm.”

“Unë besoj se ne mund të organizojmë këtë vizitë më të lartë,” tha presidenti ukrainas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb