Këngëtari i grupit të njohur në Ukrainë, Antytila, foli për BBC lidhur me bashkëpunimin që ai dhe grupi i tij kanë realizuar me këngëtarin Ed Sheeran, për të krijuar një remix të këngës së tij 2step.

Taras Topolia, këngëtari i grupit ukrainas, Antytila, ka treguar se bashkëpunimi i tyre ka për qëllim mbledhjen e parave për njerëzit në Ukrainë.

Ai aktualisht ndihmon qytetarët në luftë.

“Nuk është aq e lehtë për të regjistruar zërin sepse studioja jonë është pushtuar, por e kemi gjetur një mënyrë. 34-vjeçari tha se teksti i këngës është prekës ‘zemërthyes’ e ka quajtur ai, por inkurajon që qytetarët ta dëgjojnë. Duhet ta shikoni, ju lutem shikojeni sepse kënga përcjell mesazh”, ka thënë ai, shkruan The Guardian.

Kjo nismë është ndërmarrë për një projekt jofitimprurës për mbledhjen e  fondeve që ofrojnë ndihmë humanitare për njerëzit në Ukrainë.

Topolia shpjegoi kuptimin e këngës duke thënë: “Është një histori e thjeshtë por shumë dramatike. Nuk është vetëm historia ime, është historia e miliona njerëzve ukrainas, jeta paqësore e të cilëve u ndërpre nga lufta.”  

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb