Modelja e njohur me origjinë palestineze, Bella Hadid, nuk ka mundur të mbajë dot lotët për konfliktin e krijuar mes Izraelit dhe Palestinës, ku kanë mbetur të vdekur, ndër të tjerë, edhe fëmijë. Bella ka postuar në rrjete sociale një fotografi ku shfaqet duke qarë.

Ajo shkruan se ndjen dhimbje të madhe, për personat që ndodhen në mes të konflikteve atje.

“Unë ndjej një dhimbje të thellë për Palestinën dhe për vëllezërit dhe motrat atje. Kur shikoj video të luftimeve, më thyhet zemra në 100 copa”, shkruan modelja.

Më tej ajo shprehet:

“Ju nuk mund të lejoni veten tuaj të desensibilizoni për të parë jetën njerëzore duke u marrë. Thjesht nuk mundesh! Jetët palestineze janë jeta që do të ndihmojë në ndryshimin në botë”.

Sakaq, në protestat e së dielës që u zhvilluan në Nju Jork për shpërthimin e godinës ku punonin gazetarët e Associated Press, të Al-Jazeera dhe mediave të tjera, modelja u shfaq në mes të turmës, me veshje tradicionale palestineze dhe flamur në duar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb