TIRANE

Pas ndarjes me këngëtaren e njohur Soni Malaj, balerini Mirko Luccarelli u shkëput nga Shqipëria për të vijuar profesionin në Itali. Divorci i bujshëm i shumë viteve më parë nuk kaloi pa u komentuar gjatë edhe nga mediat shqiptare, të cilat shkruan edhe për shkaqet e mundshme të ndarjes në atë kohë.

Derisa vetë këngëtarja rrëfeu publikisht se ajo marërdhënie kishte përfunduar dhe si ajo, ashtu edhe Mirko do të vazhdonin të takoheshin, të ishin miq dhe prindër të mirë të vajzës së tyre Anna.

E si është sot raporti mes tyre? E ftuar në ‘Mos i bjer me top”, këngëtarja tregoi:

“Mirko, ish-bashkëshorti. Si ka dalë aty, na trembi, qyqja. Mirko që parë më shkroi. Më çoi foto me vajzën, më tha ‘ka dalë me shoqet e unë jam nga mbrapa me biçikletë duke i ndjekur’. Kemi bashkë një vajzë të mrekullueshme, është një baba i mrekullueshëm. Jo ne çdo 3 javë, zëre se nuk jemi ndarë hiç, çdo 3 javë bashkë jemi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: