Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris po zhvillon një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut.

Kjo është edhe vizita e fundit e udhëtimit të saj katër-ditor në Azi, duke zbritur në bazën amerikane në Osan, rreth 70 km nga Seuli.

Bëhet me dije se është planifikuar një vizitë në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë në paralelen e 38-të. 

Sakaq njoftohet se Pheniani lëshoi ​​dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që përfunduan në Detin e Japonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: