Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, zbulon çfarë ndodh brenda sallës së Kuvendit, kur mungon kryeministri Edi Rama. Në një shkrim ironik, Gjekmarkaj i drejtohet kryeministrit Edi Rama me fjalët “Ankesë Babos për ministreshat muhabetqare”.

Nga brenda sallës së Kuvendit, deputeti Gjekmarkaj shprehet se kur Rama iku nga seanca, ministret nisën muhabetet, ku sipas tij, njëra fliste për byrekun e tjetra për japrakun.

Mesazhi i Gjekmarkajt:
Ankesë Babos për ministreshat muhabetqare!
Babo ti je goxha njeri ! Ty zallamahia të bezdis. Rremuja e rremeti, gazepi e qameti po kaq. Babo ti je armik i madh i akraballekut. Ti do paqe, lezet, marifet e vemendje. Kur ti Babo vjen në sallë nuk pipetin as miza, të gjithë sus. Edhe ne të Opozites gezohemi, themi erdhi Babo e do na gajasë, do i bjerë monotonisë me çifte. Qeveria rri urtë si dele perendie, salla poshtë po kaq me kersheri. Po kur ti Babo iken kepusin zinxhiret e fillon rrokullima. Hukama e piskama presin vertikalisht e horizontalisht Kuvendin. Salla boshatiset e kafja mbushet. Po nuk është ky thelbi i ankeses time të perunjur.
Po të drejtohem si edukator i eperm që je Babo. Ja sot mora fjalen dhe u llafosa per viziten në Vatikan, u tregova ca historira e gjëra si logjike e moteve që perjashtojnë rastesitë. Po ç’të te tregoj mor Babo ! Delines nuk i pushonte goja, dërr dërr e dërr dërr! Duket sa të jetë Zamo ajo mund të llafoset sa të dojë e të qeshë po kaq me llaftar.
Parabolat e Ulsiut i dukeshin ku e ku më interesante se historitë me Papë e Buzukër, Bogdane e Kuvend Arberit ! Nuk u bëra xheloz per erudicionin e Ulsiut, thjeshtë e admirojmë. Të qeshura Babo, zgerdhirje Babo e gajasje pa fund, zukama Babo. Të flasesh me një koshere bletesh nga pas nuk është e lehtë. Rixha Babo qortoji nga pak qerrateshat se vetem të mos flasin po ju kerkojmë, as punë as rroga, as rënd, as gjë prej gjëje. Kam besim Babo që i vrenjtur do i nakatosesh e këtë maraz do ma heqesh. Jo të gjitha ! Keto afer Ulsiut ai i uruari i shtie ne ngasje dhe i derdh në gaz. Njëra fliste per Byrek, tjetra per japrak!Njëra per rroba , tjetra per diete. Me nxinë jeten Babo! Shpetona nga muhabetqaret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb