Me 118 vota pro u votua dje zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, pjesë e së cilës u bë edhe Partia Demokratike, ndërsa LSI abstenoi.

Por kjo zgjatje mandati a ishte pazar politik apo domosdoshmëri? Analisti Artur Zheji, tha për emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ se për votim dje ka spekulime, ndërsa nga njëra anë shihet si bashkim votash dhe nga ana tjetër, votim për një ‘objekt’.

Ndërkohë, avokat Spartak Ngjela tha se zgjatja e mandatit ishte domosdoshmëri juridike, ndërsa shtoi se pas këtij procesi fshihen amerikanët dhe Brukseli.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO
Zheji:
Në të vërtetë ka dhe spekulime dhe komente mbi këtë votë, ku duket se mekanikisht PD, e drejtuar nga Basha dhe PS, nuk voton Edi Rama çuditërisht, votuan të njëjtin objekt. Ka dy mënyra, ose e sheh si bashkim votash, ose si votë për një objekt. Kërkesë me këmbëngulje të kancelarive perëndimore, të SHBA dhe Brukselit, që pas votimit e mbështetën këtë votim. I dhanë çdo përgjigje spekulimeve. Dua të vlerësoj atë çka tha ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, një nga njerëzit që ndërtoi strukturimin e 2016-ës, votimin e vettingut. I cili në mënyrë domethënëse tha se këtij momenti ndoshta i mungonte komunikim i mirë mediatik për të bërë të qartë se çdo të tho0të zgjatje mandati. Ka dy momente, edhe sikur votimi mos të kalonte, në mënyrë automatike është paraparë që të vazhdojë procesi. Konsensusi i kësaj zgjatje i jep trajtën kombëtare. Xhafaj thotë se do të kishim më shumë nevojë për një komunikim publik për të sqaruar çështjet. Kjo pjesë e arkitekturës ka munguar dje. Amerikanët imponuan klasën politike shqiptare të votohej zgjatja e mandatave.

Ngjela: Është domosdoshmëri juridike, pasi ligji doli në 2016-ën.Ata e menduan se nuk do të ishte kaq e gjatë interceptimi i korrupsionit. Ka mbaruar pak më shumë se gjysma, por janë eliminuar rreth 500 gjyqtarë dhe prokurorë. Shqiptarët me shqiptarë nuk ishin përgatitur. ONM e bën hetimin, ajo nuk ecën me parti. Perëndimorët janë skrupuloz dhe shkon shumë gjatë hetimi i dosjes. Shumica nuk pati mundësi që të shkonte deri te niveli profesional, pasi nuk justifikonin dot pasurinë. Nuk kanë në dorë shqiptarët gjë, e ka ONM, edhe SPAK-un. Mesa vura re, sjellja e të dyja palëve ishte me trembje, palët që votuan. Sjellja ishte me lëkundje. Ose PS është vonuar deri sa të mbaronte reforma në PD. Ardhja e Bashës me forcën e politikës amerikane dhe me mbështetjen e tyre, sigurisht që do e votonte. Grupi i Saliut që ka dajre dhe daulle, s’ka të tjera, i ranë kot se nuk prishnin dot punë. Parashikimin e Kushtetutës e kishim bërë ne, jam i bindur. Nga ndryshimet kushtetuese doli SPAK dhe ONM. S’ka lidhje me shqiptarët kjo. Ne nuk e rregullonim dot, ata morën Kushtetutën dhe e rregulluan. Vettingu është koncept antikorrupsion. Po a do të kalojë edhe në politikë vettingu? Kushtetuta i kap dhe politikanët. Vettingun e politikanëve e kërkon kushtetuta, kot flasin këta.

Zheji:
Mbetem te skeptikët sa i përket SPAK dhe procesdit të vettingut, pasi rrjeta ka kaluar dhe peshq të ngordhur, Në atë rrjetë kanë kaluar edhe mëkatarë. Kemi akuza, pjesëtarë të njerëzve të politikës që janë lakuar, dhe kanë një premisë që mos të japin një drejtësi. Duke qenë se kemi dy ministra të maxhorancës në burg, që para pak kohësh nuk mendohej kjo, apo dhe bëmat e kryetarit të FZHSH, me abuzimet me tenderin 500 mln lekë. Nëse je kundër zgjatjes së mandatit, i bie je kundër drejtësisë. Basha vendosi që të çlirojë dhe veten e vetë, pasi do të akuzoheshin si të korruptuar. Ndaj ishte kalim i detyruar që ta bënin këtë. Ka qenë një kërkesë eksplicite që kjo marrëveshje të respektohej. Nuk kam dyshime që kanë prapaskenë amerikanët. E vetmja gjë që i është thënë Bashës në këtë periudhë ka qenë; ‘u shite, vazhdon që të jesh peng, mbledh votat me Ramën’. LSI, meqë është e dakordësuar me grupin e Berishës, abstenoi. ndërkohë një pjesë e këtij grupi nuk ishin në sallë, shpallën votën kundër pa qenë prezentë.

Ngjela: Mosmarrja pjesë në votim është abstenim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: