TIRANË

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin dhe njëherësh zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas emërimit të dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Me një shënim në “ Facebook”, ajo thotë se së shpejti Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale dhe në shërbim të plotë ndaj qytetarëve.

Reagimi i Spiropalit:

“Gjykata Kushtetuese së shpejti do të jetë funksionale dhe do të reflektojë më së miri aurën e një sistemi të ri Drejtësie ??✅ Votimi nga Kuvendi me 105 vota i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi jo vetëm vendosmërinë tonë për të qënduar në koherencë me atë çka duan qytetarët e çka Shqipërisë i duhet prej vitesh, por dëshmoi qartazi ndarjen njëherë e mirë nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka që nuk e kontrollon dot.

Falenderim i veçantë edhe për partnerët tanë historik, SHBA-BE ???? për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhë jetësimit të kësaj #superstrukture të #DREJTËSISËsëRE ⚖”-shkruan ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: