Kryesia e Partisë Demokratike ka nisur diskutimet për përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa janë bërë publike emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë Qarkun e Fierit në Kuvendin e Shqipërisë.
Gazetari Osman Stafa ka zbuluar për BalkanWeb emrat që janë diskutuar gjatë mbledhjes së Kryesisë, të cilët do të jenë në listën e sigurt për Fierin.
Kandidaturat për qarkun Fier janë:
-Gazment Bardhi
-Luan Baçi
-Brunilda Haxhiu (PL)
-Eduart Sharka
-Saimir Korreshi
Përveç përfaqësuesve të PD, në qarkun e Elbasanit do të jetë në listën e mbyllur edhe Brunilda Haxhiu nga Partia e Lirisë, sipas marrëveshjes së koalicionit mes palëve.