Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën “Opinion’’ në News24 ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke paralelizuar situatën në Shqipëri me atë në Kosovë.

Gjekmarkaj thotë se edhe në Shqipëri si në Kosovë ka frymë për ndryshim, dhe nëse kjo frymë përgjigjet në 25 prill atëhere nuk funksionojnë më as skemat apo kalkulimet.

Sipas analistit pjesë kryesore e shqiptarëve është për ndryshim të qeverisë në Shqipëri, kurse një pjesë tjetër është pas qeverisë ndërkohë që thekson se në këto zgjedhje shoqëria është shumë e polarizuar.

Sa i përket fushatës elektorale, Gjekmarkaj cilëson si ngjarje të ditës programin e PD, ndërsa thotë se Rama është në ndjekje të Bashës me ironitë, përgënjeshtrimet e sulmet.

”Mendoj që të paktën prej 3 javësh, ose diçka. Lajmet po i bën Lulzim Basha. Ngjarja kryesore është programi ekonomik dhe i PD. E them si ndryshim në raportin me qeverinë dhe në kohët më përpara. Lajmet i bën kryeministri. Rama është në ndjekje të Bashësm përgënjeshtrim ose sulm të vazhdueshëm. Për t’i veshur me anën komike. Ngjarja kryesore është programi i PD, po insiston në mënyrë racionale. Duke ofruar program me shifra, në raport me kohën ka koherencë, me faturë. Po e prezanton në vetën e parë duke mbajtur përgjegjësinë.
Nëse Rama premton sot do bëj këtë, do bëj këtë është e pakuptimitë. Ka pasur 8 vite, s’ka bërë shumë premtime. S’ka asnjë investim të huaj, tani thotë aeroport në Sarandë, Vlorë, ndërkohë thotë mrekulli në Durrës.
Unë jam nga Lezha dhe e di çfarë ndodhi para disa ditësh, të harruar ne rrugë. Kur shteti është pandemia, kur bie dëborë, përmbytje nuk ekziston. Shteti ekziston në letrën e propagandën e tij.
Ai do gjykohet shumë shpejt, ka dhënë program me afat dhe kalendar. Do gjykohet pas 6 muajsh, 1 vit apo pas 4 vitesh kur do përballet sërish. Kaq ka në dorë opozita.
Gjendja e pandemisë është tragjike. Të tejmbushur. Vaksina nuk ka. Gjendja po shkon në rrjedhje të lirë. S’dihet cili do jetë fundi i saj. Kapacitetet spitalore po dorzohen e lodhen. Kështu që bie dëborë bllokohet Shqipëria, bie shi përmbytet veri e jug. Dalin ministrat shoë e i dinë njerëzit për budallenj.

Koha po shkon drejt fundit. Duket që opozita në parim po shkon drejt dy koalicioneve. Dhe kjo s’përjashton mundësinë që në rrethe të caktuara të ketë listë të përbashkët ku mund të maksimalizohet vota. Nëse ka frymë për ndryshim siç pati në Kosovë, ka frymë në vend, nuk ndikojnë më skemat, ajo çfarë ndikon më shumë është ruajtja e votës. Nëse fryma popullore është e tillë nuk ndikon më kalkulimi dhe skemat.
E vështirë të ketë edhe pse si është zhvilluar politika në 4 vitet e fundit, apo 2 vitet duket polarizimi i skajshëm. Ka një pjesë që është kryesore që do ndryshim, ndërsa disa arrokatë janë pas qeverisë.”- tha Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb