Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka drejtuar një mesazh indirekt Albin Kurtit lidhur me moscertifikimin e këtij të fundit nga PZAP duke e lënë jashtë listës së zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Hoti thotë se dëshira e tij është të përballet me gjithë kandidatët për kryeministër, por kush ka probleme me ligjin s’duhet të dalë para qytetarëve apo kërkojë post publik.

Ai ka bërë thirrje që vendimet e organeve të drejtësisë duhet të respektohen, ndërkohë që Kurtit dhe disa kandidatëve të tjerë Gjykata Kushtetuese ia ndaloi kandidimin pasi në 3 vitet e fundit kanë dënim të formës së prerë nga organet e drejtësisë.

“Vendimet e organeve të drejtësisë duhet të respektohen. Fokusi im dhe dëshira ime është që unë të ballafaqohem me të gjitha kandidatët për kryeministër, sigurisht duke i përmbushur kriteret elementare të respektimit të ligjit. Gjithkush që ka probleme me ligjin, nuk mund të kërkojë të marrë post publik apo të dalë para qytetarëve”-, tha Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb