Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka rrëzuar kërkesën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, për anëtarin e grupit të numërimit të votave, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PDIU, ky vendim hy në fuqi menjëherë. Për këtë vendim në rast kontenstimesh mund të bëhet ankesë në Kolegjin Zgjedhor, brenda pesë ditëve”, tha KAS.

Kujtojmë se PDIU kërkoi që numëruesi i 4-t t’i takojë asaj, por KAS la në fuqi vendimin se numuruesi, i mbetet LSI. Edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, më herët hodhi poshtë kërkesën e PDIU-së, me argumentimin se kjo parti është pjesë e koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: