HUNGARI-Kryeministri hungarez Viktor Orban ka humbur dy të tretat e shumicës në Parlament.
Në zgjedhjet speciale për përfaqësues në Parlamentin e Hungarisë në qytetin tradicional konservator Vesprem, kandidati i pavarur Zoltan Kes, të cilin e mbështet partia e majtë opozitare ka fituar kundrejt Lajosh Nemed nga partia e djathtë e kryeministrit Viktor Orban.
Kes ka fituar 43 përqind të votave ndërsa Nemed 33,4 përqind.
“I kemi treguar Qeverisë kartonin e kuq” la thënë Kes, transmeton AFP.
Partia e Orbanit udhëheq që nga viti 2010 me një shumicë prej dy të tretash . Në zgjedhjet e vitit të kaluar, partia e tij dhe partneri i tij i koalicionit , partia demokristiane, mbajtën shumicën e ulëseve në Parlament.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb