TIRANE- Është mbledhur ditën e sotme Këshilli i Rregullores për Mandatet dhe Imunitetit në të cilin pritet të bëhet transferimi i mandateve të kandidatëve, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Nga transferimi i mandateve për deputetë do të përfitojnë Bujar Halimi, Edlira Çekrezi, Asllan Dogjani, Antoneta Dhima, Mimoza Hajdarmataj, si dhe Irma Kopliku.

Mandatin e deputetit e kanë lënë Ardian Turku, Voltana Ademi, Armando Subashi, Artur Bushi, Miranda Rira, Besnik Dushaj, të cilët garojnë për kandidat për kryetar bashkie në disa qytete të vendit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: