Gjykata Kushtetuese u ka lënë afat 7 palëve të përfshira në padinë e Ademit për zgjedhjet e 30 qershorit të 2019 të bëjnë nga një pyetje për t’ia çuar Komisionit të Venecias, raporton gazetari Erjon Skëndaj për BalkanWeb.

Ky afat është deri në orën 18:00 të 25 qershorit, teksa sot Kushtetuesja vendosi që të pezullojë gjykimin e çështjes ditën që e nisi për t’iu drejtuar për mendim ekspertëve të ‘Venecias’.

Pala paditëse me në krye Voltana Ademin është parë mjaft optimiste pas përfundimit të seancës për këtë vendim duke thënë se ka shpresa se Gjykata Kushtetuese do e pranojë kërkesën e Shoqatës së Bashkive dhe do të rrëzojë zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.
Tashmë nuk dihet koha që do të marrë ky proces, teksa fillimisht Gjykata Kushtetuese duhet të dërgojë në ‘Venecia’ relatimin e çështjes bashkë me 7 pyetjet e palëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb