Në emisionin “Open” News24 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se mes të gjitha forcave politike që janë pjesë përbërëse të koalicionit ka pasur bashkëpunim dhe se opozita është gati të sakrifikojë për të mirën e përbashkët.

“Opozita sot ka kandidatë për kryetar bashkie, ndërsa Rilindja ka kandidatë për në qeli”, kështu deklaroi ndër të tjera Tedi Blushi, në studion e emisionin “Open”.

“Sa kohë jemi në opozitë secila forcë është gati të sakrifikojë për të mirën e përbashkët. Për më tepër për një mision që e ndajmë me PD të drejtuar nga Berisha. Në negociata me PD ramë dakord për të bashkëpunuar. U gjet dakordësia dhe kjo është formula më e duhur për të garantuar të gjithë votën opozitare. Aktualisht ne kemi një koalicion që është zyrtarizuar në KQZ. Të gjithë kryetarët akuzohen për korrupsion. Duke filluar nga Veliaj, Elbasani apo në Durrësit. Përballë këtyre koalicioni “bashkë Fitojmë” është kontrasti i madh. Kemi një pushtet vendor monist që për pak i çoi bashkitë drejt falimentit dhe kryetar bashkie të Ramës që i kemi parë në burgje. Opozita sot ka kandidatë për kryetar bashkie, ndërsa Rilindja ka kandidatë për në qeli”, tha Tedi Blushi.

Ervin Bushati: Berisha doktor etimolog, ka prodhuar fjalë të reja politike.

Flamur Noka: Ke marrë peng bravën dhe Alibashën kujton se ke marrë peng energjinë dhe vrullin e demokratëve dhe nuk të vjen zor fare. Ti mund ta mbash në xhep bravën dhe vulën e Alibashës.

Ervin Bushati: PS ka më shumë vota se të gjitha partitë të bëra bashkë

Flamur Noka: Më thuaj çfarë ke mbajtur ti ke realizuar, por vetëm ke vjedhur. Më thuaj një premtim që ke mbajtur. Ke thënë që nuk do të vjedhim si këta dhe i jeni futur vjedhjes gjithandej. E ktheve Shqipërinë në mafie botërore.

Bushati: Ne ju njohim si parti e dytë

Noka: Ti po përpiqesh të na zhdukësh dhe më thua mua të njohim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: