Kancelari socialdemokrat (SPD) Olaf Soltz  është i bindur se partia e tij do të fitojë zgjedhjet federale të së dielës.

“Jam i bindur se do të kemi sukses në zgjedhje . Të gjitha sondazhet pasqyruan atë që ndjeva edhe në mitingje: se ka një rrymë të madhe në SPD. Unë jam i bindur se njerëzit do të më japin mandatin për të formuar qeverinë e ardhshme,” tha ai për Bild.

Solz nuk është i frikësuar nga sondazhet që tregojnë se epërsia e SPD -së ndaj Kristian Demokratëve dhe Kristian Socialistëve (CDU / CSU) është në rënie.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb