Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë dhe deputeti i PS, Ditmir Bushati i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për zgjedhjet në Kosovë duke deklaruar se fryma pozitive duhet të përcillet edhe në Shqipëri.

Sipas Bushatit partitë në Shqipëri së bashku me PS kanë çfarë të nxjerrin nga këto zgjedhje, teksa shton se edhe ndërkombëtarët duhet të jenë ndjerë mirë që Kosova ka demokraci zgjedhore.

Sipas tij qeveria e re në Kosovë tashmë duhet të fitojë besimin e qytetarëve që kanë nëevoje të prekin reformat apo të shohin rezultatet.

”Njerëzit që kanë shpenzuar para për të udhëtuar në Kosovë, që kanë rezistuar dhe nuk e kanë lënë vendin, që kanë votuar me postë më shumë. Përderisa e kanë në zemër tokën e tyre, do bëjnë dhe sakrifica.
Do të varet shumë si do të administrohet. Kur ngjit shkallët e pushtetit njerëzit janë të prirur shumë të shohin rezultatet.
Kjo do të shkonte paralelisht edhe në dialogun me Serbinë. Besoj që njerëzit kanë nevojë të prekin reformat që do të duhet të bëhen në Kosovë, apo në Serbi.
Mund të jetë edhe një argument tjetër që qoftë Albin Kurti, qoftë Vjosa Osmani nuk dëshirojnë të spekulojnë në një pozitë dominuese. Siç e kemi parë në të shkuarën, që liderët e kanë struktururat veten si të vetmit për të dhënë zgjidhje për këtë çështje.

Ndryshime në qasjen me Serbinë apo BE?

Besoj se mandati është i plotë. Për jo thjesht për të qeverisur, për t’i prirur aspiratave të popullit në Kosovë, por edhe për të ripërtërirë një konsensus të gjerë politikë. Apo për t’i dhënë zgjidhje.
Më lejoni të ritheksoj që subjektiviteti juridiko-ndërkombëtar nuk mund të shihet i distancuar nga mënyra si qeveriset vendi. Duket nisur nga SHBA, apo fuqi të tjera europiane që kanë një kontribut të pazëvendësueshëm për të bërë Kosovën shtet, duhet të jenë ndjerë mirë që Kosova është demokraci zgjedhore. Që palët janë në dialog, dhe njohin rezultatin. Tani a ka nevojë për të kultivuar frymën e mirëkptimin politik, apo reformave padyshim që po.
Nga kjo frymë pozitive që vjen nga Kosova, edhe ne si Shqipëri kemi çfarë të nxjerrim, dhe partitë përfshirë PS për të përqafuar frymën pozitive që vjen nga zgjedhjet e vota e popullit në Kosovë. Në fund të ditës jemi degë të një trungu.

Pas tërmetit politik në Kosovë, dhe partitë e reja kanë larguar establishmentin, si ndodh dhe çfarë ndodh këtij establishmenti nuk arrin të reagojë?

Nuk kam një recetë për këtë çështje. Besoj se ndjeshmëria ndaj opinionit publik është antidot i mirë për të mos përfunduar në situata që ju iu referuar. Nevoja për demokratizim, më kujtohet ka qenë Bill Clinton që thoshte se ilaçi i demokracisë është më shumë demokraci. Pra një hapje e vazhdueshme, nevoja për t’u mbështetur tek një fibër me integritet moral që thonë jo. Kanë argument të tyre, kanë konsistencë. Nevoja për t’iu përmbajtur platformën politike.
Sa na takon ne politikanëve, në dallim nga të tjerët, krahas përgjegjësisë ndaj ligjit kemi dhe përgjegjësi ndaj opinionit publik. Duhet pasur platformë politike, bosht programatik. Përgjithësisht forcat politike që u kanë respektuar këto, që e gërryejnë idealin e jetës, korrupsioni, krimi i organizuar, oligarkia apo ajo që quhet nga Greqia e Lashtë si pakica që sundon ekonominë. Kanë përfituar nga një proces në një tjetër.”- tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb