Kandidati për kryetar të PDSH-së, Fatbardh Kadilli, ka nisur turin e tij të takimeve me anëtarët e Partisë Demokratike në rrethe. Turi i Kadillit ka filluar nga qarku i Beratit, ku ai ka zhvilluar takime në Berat dhe Dimal. Gjatë takimit të zhvilluar në Berat, Fatbardh Kadilli u ndal në rëndësinë e ndryshimit të lidershipit të PD-së dhe frymën e bashkëpunimit të kryesisë me degët në çdo qytet.

Kandidati për kryetar të PDSH-së, Fatbardh Kadilli, ka deklaruar se e ka nisur turin e tij të takimeve me demokratët e Beratit, për arsye se në zgjedhjet lokale të vitit 2015 ai ka drejtuar politikisht këtë qark, të cilin e konsideron një nga qarqet më të vështira për të djathtën. Kadilli deklaron se në këtë qark ai ka përvojën më të suksesshme politike pasi në zgjedhjet e 2015 është arritur falë tij rezultati më i mirë historik,si në numrin e votave për kandidatët dhe në numrin e votave për subjektin.

“Unë kam dëshirë t’ja nis atje ku e lashë në Berat,për ti treguar çdo sfidanti përballë që vështirësia më rrit më tepër sepse sa më r vështirë të jetë beteja aq më e bukur është fitorja. Do ta kthej edhe një herë atë lloj bashkëpunimi që kam realizuar në Berat, nuk ka qënë aspak komode të punoje me kundërshtarë të ashpër, ku edhe aleatët e sotëm i kishim kundërshtarë në atë kohë, por ja dolëm falë respektit dhe partneritetit me këdo që kontriubonte”, ka thënë Fatbardh Kadilli.

Kadilli ka deklaruar se pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit lideri i PD-së,Lulzim Basha duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. “Lulzim Basha duhet të dorëhiqej në mënyrë automatike. Ai ka humbur disa herë dhe nuk ka pse ne të vazhdojmë një projekt të shteruar,prandaj kam shpallur një manifest të ri politik për të hequr dorë nga ajo politikë që kemi bërë në 30-vjet.

Unë jam i bindur se ne ja dalim për ta zgjuar fort atë qytetarin e braktisur dhe për ta bërë një qytetar politik,që do ti shërbejë opozitës për të ndryshuar qeverisjen dhe për të larguar Edi Ramën nga pushteti, për të larguar atë model që është një ngërthim i keq i politikës, biznesit, medias, krimit dhe që sundon sot qytetarin shqiptar. Populli ndjek atë lider që e beson dhe ajo që mua më bën që të jem në avantazh me këdo nga sfidantët është “vërtetësi”. Shoqëria ishte gati për ndryshim por ishte drejtimi i gabuar që nuk solli ndryshimin”, ka thënë Kadilli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb