UASHINGTON

Zgjedhjet në SHBA ende nuk njohin një fitues të qartë, ndërsa numërimi i votave në shtetet e fundit kyçe vazhdon.

Në lidhje me zgjedhjet, ka reaguar kandidati demokrat për president, Joe Biden. Me anë të një postimi në “Twitter”, Biden shprehet se rezultatin final nuk e vendos Trump, por populli amerikan.

  • foto galeri

“Ne jemi duke vendosur mbrojtje për zgjedhjet. Donald Trump nuk vendos për rezultatin zgjedhor.

Rezultatin final të zgjedhjeve në SHBA e vendos vetëm populli amerikan”, shkruan Biden.

Ky reagim vjen pasi Donald Trump më herët ka deklaruar se “zgjedhjet janë të vjedhura”. Ndërsa, po ashtu stafi i presidentit në detyrë ka kërkuar rinumërim të votave në Uiscon.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb