Ministrja suedeze e financave Magdalena Andersson është zgjedhur kryetare e Partisë Social Demokrate, një hap i cili është një ogur për marrjen e postit të kryeministres në vend të Stefan Lofven në largim. Në krye të partisë, nga e cila ishte kandidatja e vetme, ajo u zgjodh në kongresin e mbajtur në Goteborg.

 

Andersson, 54 vjeç, një ekonomiste dhe ish-notare profesioniste , pritet të bëhet kryeministrja e parë femër në historinë suedeze, me kusht që ajo të marrë një votë në parlament, data e të cilit ende nuk është caktuar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: