Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pasi Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Von Cramon u shpreh se ky subjekt politik duhet të dorëzojë sa më shpejt të jetë e mundur listën zgjedhore në OKB.

“Ndjehemi të keqardhur për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. Kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë. Apel për të gjithë aktorët përkatës Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit si me fjalë ashtu edhe me veprime”, shkruan Von Cramon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb