Albert Halilaj do të jetë kryetari i Bashkisë së Kukësit për pak më shume se tre vjet.

Teksa në Kukës është mbyllur numërimi, rezulton se Halilaj ka fituar me më shumë se 5500 vota përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.

Kjo diferencë votash më shumë se dy herë më e madhe se diferenca e votave të 14 majit të ish kryetarit, Safet Gjici përballë rivalit të tij demokrat.

Zgjedhjet e parakohshme në Kukës u zhvilluan për shkak të një skandali seksual të kryetarit të saporizgjedhur, Safet Gjici.

Zgjedhjet e 24 shtatorit

Albert Halilaj  (PS) 13025 vota

Emri Vata (BF) 7431

Zgjedhjet e 14 majit

Admir Sinamati (BF) 9592

Safet Gjici (PS) 11632

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb