Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për t’u bërë pjesë e garës për kryetar të PD. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur pranë PD që do të merret me organizimin e zgjedhjeve.

Depozitimi i kërkesës nga Basha erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt gjatë ditës së sotme.

Zgjedhjet për kryetar të PD do të mbahen me 29 Korrik, ndërsa pritet që tashmë të nisë dhe fushata brenda partisë. Kujtojmë se disa demokratë janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në këtë datë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: