Presidenti Meta mbështet deklaratën e përbashkët të dt. 9 gusht 2020 të Presidentëve të Polonisë dhe Lituanisë, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi.

Si fqinjë të Bjellorusisë, Presidentët Duda dhe Nauseda i bëjnë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë për të respektuar standartet bazë të demokracisë, si dhe të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshi të drejtat e pakicave dhe lirinë e shprehjes.

Dialogu është gjithnjë metoda më e mirë për të avancuar progresin social dhe për të diskutuar reformat dhe politikat e nevojshme, shprehen Presidentët.

Gjithashtu, Presidentët e Polonisë dhe Lituanisë shprehin bindjen se bashkëpunimi më i ngushtë i Bjellorusisë me Bashkimin Evropian është në interes të vendit.

  • foto galeri

Deklarata e Presidentëve Andrzej Duda dhe Gitanas Nausėda

9 gusht 2020

Deklarata

nga Presidenti i Republikës së Polonisë Andrzej Duda

dhe Presidenti i Republikës së Lituanisë Gitanas Nausėda

Si fqinjë të Bjellorusisë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve Bjelloruse që të njohin plotësisht dhe të mbështesin standardet themelore demokratike. Ne bëjmë thirrje të përmbahen nga dhuna dhe të bëjmë thirrje për respektimin e lirive themelore, të drejtave të njeriut dhe qytetarëve përfshirë të drejtat e pakicave kombëtare dhe lirinë e fjalës.

Ne besojmë se dialogu është gjithmonë metoda më e mirë për të përparuar zhvillimin shoqëror, për të diskutuar reformat dhe politikat. Ndërsa ne e respektojmë sovranitetin e Bjellorusisë dhe pavarësinë e saj, ne shpresojmë që kushte të favorshme të përfshihen edhe më shumë në partneritetin me njerëzit dhe shtetin e Bjellorusisë.

Ne jemi të bindur që bashkëpunimi më i ngushtë me Bashkimin Evropian është në interes të Bjellorusisë, ne duam që dyert për këtë bashkëpunim të qëndrojnë të hapura dhe të jenë të gatshme për të vazhduar të ofrojnë mbështetje të mëtejshme për Bjellorusinë në thellimin e marrëdhënieve të saj me familjen e bashkuar evropiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb