TIRANË

Tashmë nuk ka asnjë dilemë nga Partia Socialiste për emrin e  kandidatit  për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit. “BalkanWeb” ka mësuar se në garë nuk do të jetë më Vangjush Dako, por drejtorja e drejtorisë së Tatimeve në Durrës, Valbona Sako.

Kjo kandidaturë është caktuar në orët e vona të ditës së djeshme, ndërsa pritet që të bëhet sot edhe zyrtarizmi i saj nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.

Po gjatë kësaj të shtune, Kryesia e PS do të caktojë të gjithë emrat e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit edhe pse opozita vijon bindjen e saj se nuk do të zhvillohen zgjedhje me 30 qershor.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: