Në emisioni në “Open” në News24 po flitet në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe zgjedhjet vendore.

Kreu i PAA Agron Duka u shpreh se në kohën kur kreu i PD po bënte takime me aleatët e djathtë, i ka bërë një propozim Berishës për mënyrën se si duhet të zgjidhen kandidatët për zgjedhjet vendore.

Në një debat me anëtarin e Kryesisë së PD Arben Ristani, ai u shpreh se zgjedhjet vendore nuk mund të fitohen në rast se nuk bashkohet i gjithë fronti opozitar.

Duka: PD nuk mjafton të fitojë zgjedhjet me kaq sa ka. Edhe bashkë me Metën nuk mjafton. Duhet i gjithë formacioni opozitar të bashkohet, edhe jashtë politike simpaziantë të PD.
Sido të vendoset 5 votat që kam do i jap djathtas por nuk mund të fitohet duke selektuar kandidaturat brenda partisë. Sot nuk kemi luksin të përjashtojmë asnjë. duhet të kthehet jeta politike në normalitet.

Ne me Berishën kemi folu kështu: i thash nuk i fitojmë dot zgjedhjet nëse dalim vetëm me një kandidaturë, primaret nëse do të bëhen do të duhet të bëhen të hapura.
Propozuam një ide me sondazhe. Na tha jam dakord do ta diskutojmë me partitë të tjera edhe PL sepse e ke i takuar para se të takohej me Metën.

Ti lajmë shqiptarin borxhit. Lam kokrrën e namit ikëm nga Parlamenti. Unë ti Berisha të gjitha. të rregullojmë hartën politike të Shqipërisë se lam nam, ta bëjmë ca rozë ca blu”, ka deklaruar ai.

Ristani: Jeni politikan i vjetër. Nuk ka shans PD të mos zbatojë Statutin. Ju thoni të zhvillohen primaret e pastaj të bëhet me sondazh?

Duka: Paguajmë pesë lekë e bëjmë sondazhe. Marrim të huaj që nuk na njohin fare. Primaret e tua janë të tuat, nuk janë të gjithë opozitës. Nuk ka logjikë

Ristani: Janë të hapura

Duka: Po Alibeajn se quan fare ti? Se nuk i përfshin? Pas shtatë muajve shpresoj të jem gabim

Ristani: Nuk ka fare fjalë humbje

Duka: Me gjithë atë garnizon me gjithë ministrave në terren? Kanë nisur fushatën në Durrës e Tiranë, ne duam të ruajmë Statutin e PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb