Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati, duke folur për situatën aktuale politike, e sidomos Reformën Zgjedhore, deklaroi se është e qartë se Edi Rama do të luftojë për mandatin e tretë.

“Edi Rama kërkon që të bashkojë votën me atë që quhet opozita në parlament. Rama foli për herë të parë publikisht për Kushtetutën. Edhe Yuri Kim tha se duhet miratuar Reforma Zgjedhore, sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Ne po bëjmë Reformë Zgjedhore, pra. SHBA e di se cfarë është marrëveshja e 5 qershorit, ndërsa populli shqiptar nuk e di. Rama ka qenë i paqartë me ndryshimet kushtetuese. Gjithsesi, unë besoj se Edi Rama do të luftojë për mandatin të tretë. Rama luan bllofin. Heqja e koalicioneve ndryshon rregullat”, tha Murati.

Erl Murati theksoi se nuk besoj se Edi Rama do të përplaset me opozitëën dhe as me faktorin ndërkombëtar.

Unë nuk besoj se Rama do të përplaset me opozitën dhe as me faktorin ndërkombëtar. Besoj se Reforma Zgjedhore do të miratohet pa ndryshime, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, sic e ka thënë ambasada amerikane. Pavarësisht se kush është Basha e Rama, duhet ta dimë se kryeministri gjithmonë është i avantazhuar, për shkak se ka fuqinë, ka maxhorancën. Opozita ka shans më shumë që të bëjë koalicion më të madh dhe natyrisht që Rama do të tentojë që të mos bëhet koalicion i madh. Rama besoj se hodhi shashkë sot, për të hequr vëmendjen nga cështje të tjera më të rëndësishme për shqiptarët”, deklaroi Murati.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb