Disa prej ish drejtuesve të KQZ-së ndër vite, ishin të ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, për të folur mbi Reformën Zgjedhore.

Ish kreu i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se të gjitha kushtet e vëna nga opozita e bashkuar janë të zgjidhshme, duke shtuar se nuk ka vullnet politik për të përmbushur ato.

Ndërsa, ish kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se vendosja e teknologjisë 100 për qind në zgjedhje do të kishte risk të madh, prandaj nuk mund të jetë kusht i opozitës.

Arben Ristani: Të gjitha janë të zgjidhshme, mjafton vullneti. Procesin e deformon vetëm politika. Politika i thotë komisionerit që shkel ligjin se të mbroj unë e kryen krim zgjedhor. Nëse ke Prokurori profesionale, atëherë do të ishte një sistem më i mirë.

Njerëzit duhet të kenë frikë nga ligji. Krimi zgjedhor është si të vrasësh, si të vjedhësh. Është një gjerësi e tërë, duhet vullnet e duhen standarde. E bëjnë njerëz që mendojnë për të ardhmen e jo për të mbajtur pushtetin.

Ilirjan Celibashi: Teknologjia kam parë se është kriter i opozitës. Në lidhje me përdorimin e teknologjisë, mendoj se do të ishte një risk i madh. Edhe Bill Gatës të jetë, nuk do thoshte që të vendosë teknologjinë, sepse ka risk ky veprim. Nuk afrohet dot përdorimi i teknologjisë 100 përqind. Nëse dështon, cfarë do të ndodhë? Do të mbash përgjegjësinë pastaj? Nuk ke si ta vendosësh si kusht, pra.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb