ANGLI – Libby Lane është zgjedhur si Peshkopja e parë femër për Kishën e Anglisë, vetëm një muaj pas një ndryshimi historik në ligjin për Kishën. Lane do të jetë “Peshkopi i ri i Stockport”, në postin që ka qenë vakant që nga maji i këtij viti. Zonja Lane ka qenë famullitare në dioqezën e Chester që nga vitin 2007. Sinodi i përgjithshëm votoi për të mbështetur planet për peshkopët femra në korrik dhe e miratoi këtë ligj më 17 nëntor. Emërimi i jep fund pas shumë shekujve drejtimit të Kishës vetëm nga meshkujt dhe vjen 20 vjet pasi Libby Lane u bë priftëreshë. Zonja Lane u shugurua dhjak në vitin 1993 dhe priftëreshë në vitin 1994, duke shërbyer në famullin e saj në Blackburn, Lancashire.
Që nga viti 2010 ajo ka mbajtur rolin e Dekanit të Grave në Ministrinë e Dioqezës së Chester. Zonjën Lane e uroi edhe kryeministri britanik David Cameron, i cili tha se ky është një takim historik dhe një hap i rëndësishëm përpara për Kishën drejtë barazisë më të madhe në pozitat drejtuese të saj. Gratë e para priftëresha u emëruan në vitin 1994, por deri më sot ato nuk ishin zgjedhur për të qenë në postet më të larta të Kishës.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: